Ndërtimi i superstradës Kakavijë – Gjirokastër vazhdon me ritme të ulëta – (26 Janar 2001)


Ndërtimi i superstradës Kakavijë – Gjirokastër vazhdon me ritme të ulëta – (26 Janar 2001)

11:34 26/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ritmet e ndërtimit të superstradës Kakavijë-Gjirokastër paraqiten mjaft të ulëta. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, deri më 31 Dhjetor të vitit 2000, për këtë projekt është disbursuar 2.8 milion euro.

Sipas kontratës së nënshkruar më 2 Tetor 1998, firma ndërtuese Tep Meton, duhet të përfundonte punimet më 23 Dhjetor 2000. Por ajo ka kërkuar shtyrjen e afatit të përfundimit deri në Janar te vitit 2002, shtyrje e cila pritet të miratohet për një shtesë të përkohshme deri në Maj të vitit 2001, sqaron drejtori i përgjithshëm i rrugëve Spartak Gjini.

Sipas Gjinit shkaqet kryesore të vonesave në ndërtimin e këtij segmenti të aksit rrugor Jug-Veri, janë menaxhimi shumë i dobët i projektit nga kontraktori Tep Meton, supervizorët, si dhe vonesat e problemet e shpronësimit të plotë të truallit, ku do të kalojë superstrada Kakavijë-Gjirokastër.

Pandeli Jovani:- “Këtu janë bërë disa matje të gabuar. Na kanë shlyer pothuajse me 1/3 e sasisë së parave dhe kemi diferencë të madhe”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme