Blue – Luan Rama: Zgjodha politikën po aq sa politika më zgjodhi mua (4 Prill 2004)
I ftuar në “Blue” Luan Rama ish gazetar, por që zgjodhi të mos e vazhdonte më si profesion duke zgjedhur të jetë deputet i Kuvendit Popullor. “Mbetem gazetar në profesion, por që ka zgjedhur politikën aq sa e ka zgjedhur politika atë.”– u shpreh ai. Fëmijërinë e përshkruan të bukur, por të vështirë për t’u treguar. Për shkak të profesionit të babait si oficer fëmijërinë e ka kaluar në disa qytete të ndryshme dhe në çdo vend që ka jetuar gjen copëza nga e kaluara.
Krahas profesioneve të ngritura ka bërë dhe punë të tjera si minator në minierën e Kurbneshit në moshën 19-vjeçare.”Kam punuar me njerëz të mirë që kanë lënë gjurmë të vlefshme tek unë.” Përsa i përket karrerirës politike ai është një ndër themeluesit e parë të Partisë Socialiste dhe eksperiencat e tij në politikë i cilëson si leksionet më të mëdha të jetës./tvklan.al