Arrestohet juristi i Kadastrës në Vlorë
Policia e Vlorës ka goditet një rast të falsifikimit të dokumenteve dhe ka vënë në pranga juristin e Kadastrës në Vlorë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, Policia ka arrestuar Hydai Shenaj, 56 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë jurist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Vlorë.
Për Shenajn, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Hetimet janë kryer nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Prokuroria e Vlorës, për një periudhe 1-vjeçare, pasi H. Sh. ka falsifikuar dokumentet për një banesë në qytetin e Vlorës./tvklan.al