Blue – Artan Minarolli: Aventura e filmit tim të parë si skenarist (10 Prill 2005)
Artan Minarolli regjisori dhe skenaristi i njohur ishte i ftuar në “Blue” për të treguar më shumë detaje nga jeta e tij personale, por jo vetëm. Një fëmijëri që ai e cilëson njëlloj si bashkëmoshatarët e tij të asaj kohe, ku çdo pushim të vitit e kalonte në Pogradec tek gjyshërit. “Gjëja më e veçantë nga fëmijëria është se kam ndërruar shumë herë shkollën dhe kjo vetëm për shkak të shokut tim më të mirë. Mbaj mend se shumë herë insistoja tek mamaja që të ndërroja vend vetëm për shkak të tij. Edhe pse ishte e çuditshme për ata, ma plotësuan dëshirën.”
Pasi mbaroi gjimnazin në shkollën “Sami Frashëri” , ai ndoqi studimet e larta në Akademinë e Arteve dega dramë. Fillimisht nisi punë si ndihmësasistent regjisori. “Asistentët e kishin gjithmonë synimin për t’u bërë regjisor dhe mua pas 8 filmave mendoj se më erdhi koha të bëhesha.” Filmi i tij i parë ishte në vitin 1991 ku fitoi dhe çmimin e parë në Festivalin e Torontos./tvklan.al