Kryeministri Meta takohet me delegacionin e BE në Tiranë – (26 Janar 2001)


Kryeministri Meta takohet me delegacionin e BE në Tiranë – (26 Janar 2001)

16:45 26/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kryeministri Meta ka takuar sot përfaqësues të delegacionit të komsionit të Bashkimit Europian dhe të misioneve të tjera të asistencës teknike të këtij organizmi në Shqipëri. Pasi ka bërë një përmbledhje të zhvillimeve ekonomike në vend, Meta nënvizoi se aktualisht kemi hyrë në rrugën e reformave, që po japin rezultate shumë të mira në konsolidimin e administratës publike dhe të treguesve makroekonomik.

Tashmë Shqipëria, tha ambasadori Pereti, e ka kaluar fazën e emergjencës dhe kështu që ndihma dhe mbështetja jonë do të vazhdojë për plane zhvillimi afatmesëm dhe afatgjatë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe do të hedhim hapa të rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqiperisë në BE, përfundoi ai./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme