“Vajzat kanë krijuar xhelozi me njëra-tjetrën”, Saimiri flet për takimet e radhës

Saimir Kasemi

“Vajzat kanë krijuar xhelozi me njëra-tjetrën”, Saimiri flet për takimet e radhës

18:40 25/11/2020

Saimir Kasemi, protagonisti i spektaklit “Love Story” në TV Klan, ka treguar pak nga ndjesitë e tij në takimet me vajzat e kastit.

Ai tregon se vajzat kanë filluar të krijojnë xhelozi me njëra-tjetrën, teksa shprehet se i vjen keq për këtë fakt.

“Vajzat kanë filluar të krijojnë një xhelozi me njëra-tjetrën dhe nga njëra anë më vjen keq. Unë përpiqem që kohën që kam ta kaloj me të gjitha nga pak për t’i njohur, por është kohë e caktuar. Për shembull kam dy takime, dikush mbetet dhe ndihet pak keq”, ka thënë ai.

Ndërkohë, i pyetur se përse e zgjodhi sërish Merin në takim duke qenë se pati edhe një takim të shkurtër tek vila, ai thekson se i duket vajzë interesante dhe se dëshiron ta njohë më shumë.

“Meri është një vajzë shumë interesante. Pata vetëm pak momente me të tek vila që diskutuam dhe më tërhoqi dhe thash t’i jap një shanc për një takim më të gjatë,  për ta njohur më mire”, është shprehur Saimiri.

Më tej ai ka komentuar edhe zgjedhjen e konkurrentes tjetër për takim, Xhesit, për të cilën thotë se i duket vajzë e pjekur.

“Xhesi më duket një vajzë e pjekur, një vajzë interesante që e di çfarë kërkon në jetë edhe pse jo, t’ia jap një shans ta njoh më mire”, ka thënë 33-vjeçari.

Ai nuk ka lënë pa komentuar edhe takimin e rradhës në grup, i cili do të zhvillohet në një SPA.

“E shoh një gjë të bukur, pak më ndryshe. Vajzat që e marr me mend do jenë me komplekse që si do rrinë. Do bëjmë lojëra uji, do i vë pak në siklet këtë javë”, është shprehur Saimiri.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al






Të ngjashme