Sali Berisha konferencë për arrestimin e Azgan Haklaj – (26 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka protestuar sot për arrestimin dhe keqtrajtimin e kryetarit të PD të Tropojës Azgan Haklaj. Sipas tij Haklaj është torturuar barbarisht.
Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Janë përdorur kundër tij format e dhunës më çnjerëzore, të dëshmuara këto nga familja, të dëshmuara nga zoti Arbnori, nga grupi i deputetëve që e vizitoi dje, të dëshmuara nga avokati. Vetëm një njeri i zhveshur nga çdo normë etike dhe morale, mund të urdhërojë tortura të tilla, ndaj një politikani të ri”.
Përkrah Berishës në konferencën e sotme për shtyp ka qenë gruaja e Azgan Haklaj, e cila ka treguar hollësitë e arrestimit të tij./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego