![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2020/11/2-6.jpg?fit=1200%2C800&ssl=1)
Shuhet Diego Armando Maradona
Ndërron jetë në shtëpi, pas një infarkti
Një ditë do të ndodhte… kishte qenë e thënë që të ishte 25 Nëntori i 2020. Diego Armando Maradona ndërroi jetë. Kampioni u shua në moshën 60-vjeçare, sikurse raportohet, pas një infarkti kardiak në shtëpinë e tij ku ishte vendosur pas një ndërhyrjeje në tru si shkak i një hematome.
Diego kishte dalë nga spitali 10 ditë më parë. U njoftua se për pak kohë ai do të qëndronte i veçuar në shtëpinë e tij në periferi të kryeqytetit Buenos Aires. I duhej pushim dhe qetësi. Operacioni kishte qenë i vështirë dhe kërkonte kohë që të rikuperonte. Por mesa duket organizmi i tij nuk ishte aq i fortë sa karakteri, sa ajo që ai shfaqte gjithnjë në publik por edhe që transmetonte tek futbollistët.
Në ndihmë të tij kishin shkuar mjekë me 3 ambulanca, por mesa duket Diego nuk ka mundur të rezistojë. Lajmi i publikuar nga mediat argjentinase konfirmohet nga vëllai i tij Hugo.
Tv Klan