Blue – Eno Koço, rrëfim për jetën, karrierën dhe pasionet e tij (14 Shtator 2003)


Blue – Eno Koço, rrëfim për jetën, karrierën dhe pasionet e tij (14 Shtator 2003)

12:02 14/09/2003

Dirigjenti i mirënjohur Eno Koço ishte i ftuar në mbrëmjen “Blue”. Ai ka lindur në Tiranë në gjirin e një familjeje me tradita muzikore. I ati ishte bariton ndërsa e ëma, e mirënjohura soprane Tefta Tashko. “Nga fëmijëria mbaj mend pak gjëra lidhur me prindërit pasi ata vdiqën kur unë isha fare i vogël. Episodet me ata i kam të turbullta, por u rrita me hijen e tyre.”

Në moshën 10-vjeçare mëson se kishte një hallë në Rumani e cila më vonë luajti një rol shumë të rëndësishëm në jetën e tij. “Mësova nga Kostandin Trako. Ai u kthye nga Rumania dhe më tha që të kam sjellë një triko leshi nga tetoja. Atëherë mësova që kisha një hallë që kishe qenë e lidhur ngushtë me babain tim, por që lufta kishte shkëputur marrëdhëniet mes tyre. U njohëm, për të mso u ndarë më kurrë.”

Pas përfundimit të studimeve për dirigjim më 1977, ai u emërua dirigjent i Orkestrës Simfonike të RTVSH. Me këtë orkestër, përveç numrit të madh të koncerteve simfonike e vokale, bëri regjistrime të këtij repertori, të muzikës së filmave dhe këngëve. Drejtoi Orkestrën Simfonike të Kairos në Egjipt dhe u atashua pranë Orkestrës RAI dhe Operas Regio të Torinos. Në vendin tonë është emëruar me titullin Artist i Merituar./tvklan.al






Të ngjashme