Gjobiten 659 qytetarë që nuk mbanin maskë


Gjobiten 659 qytetarë që nuk mbanin maskë

14:25 26/11/2020

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.  

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 659 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.  

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 2 lokale në ambientet e të cilëve nuk respektoheshin protokollet e sigurisë.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. 

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 11 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili./tvklan.al






Të ngjashme