Blue – Agim Zajmi : Kenaqësi kur veprat e tua ekspozohen në botë (23 Janar 2005)
Piktori dhe skenografi i njohur Agim Zajmi ishte i ftuar në “Blue”. Me 300 skenografi të realizuara ai do të mbetet skenografi më i vlerësuar i Teatrit Kombëtar. I pyetur rreth fëmijërisë së tij, ai u shpreh se kujtimet janë të njëjta si i çdo fëmijë sepse ishte koha e atillë. “Ishte koha e dëshirave të mëdhaja e të çuditshme si dëshira e të qënurit i rritur, të kisha mjekër, të isha plak. Tani është një dëshirë tjetër, të kthehem dhe njëherë i ri ku të mos jem i thinjur, të jem pa mjekër dhe të jem një fëmijë siç janë të gjithë fëmijët e tjerë.”
Studimet e larta ai tregoi se i ka mbaruar në Moskë për degën pikturë dhe skenografi për t’u rikthyer më pas për të punuar në Shqipëri në Teatrin Kombëtar. “Rusia është ndryshe. Njerëzit atje janë ndryshe. Janë të kulturuar dhe lexojnë shumë. Janë të lidhur me romanin, me personazhin dhe janë tepër romantikë.” Veprat e tij janë ekspozuar në shumë vënde të botës dhe ruhen si koleksione të çmuara./tvklan.al