Kursi i këmbimit valutor, dollari fiton pikë kundrejt lekut – (28 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Java që shkoi shënoi përsëri rritje të vlerës së dollarit në krahasim me lekun shqiptar. Kështu në tregun e lirë, sot 1 dollarë blihej me 142.5 dhe shitej me 143 lekë, ndërkohë që një javë më parë dollari ishte në vlerat e 142 lekëve. Ndërsa monedhat e tjera europiane në tregun e lirë të valutës, kishin këto vlera. 1 markë gjermane shitej me 68 lekë, lireta italiane 0.683 lekë dhe dhrahmia greke 3.89 lekë. Në tregun ndërkombëtar të valutës 1 euro është e barabartë me 0.922 dollarë. Pra monedha amerikane, po fiton pikë kundrejt lekut shqiptar./tvklan.al