Varroset Diego Armando Maradona
Prehet pranë prindërve të tij në Buenos Aires
Diego Armando Maradona nuk u balsamos siç raportuan mediat në Argjentinë, por do të prehet pranë prindërve të tij në varrezën e Bella Vista, 40 kilometra nga Bueno Aires.
Ceremonia ishte private ku ndodheshin vetëm familjarë dhe miq, ndërsa të shumtë ishin adhuruesit e tij jashtë mureve rrethuese.
Më herët gjatë ditës së enjte pati homazhe për legjendën e futbollit botëror, ku me mijëra iu drejtuan Pallatit Presidencial.
Pati edhe përplasje me forcat e sigurisë, pasi kishte nga ata që prisnin me orë të tëra për të nderuar idhullin e tyre.
Maradona u shua në moshën 60-vjeçare, pas një arresti kardiorespirator në shtëpinë e tij. Ai ishte operuar 2 javë më parë në kokë, pasi kishte një hematomë në tru.
Tv Klan