Policia e Librazhdit nis kontrollin e armëve të gjahut – (28 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Komisariati i policisë së Librazhdit, në bashkëpunim me shërbimin pyjor, kanë filluar kontrollin e armëve të gjahut, ku si objekt është verifikimi i tyre, gjendja teknike, si dhe parandalimi i gjuetisë së paligjshme. Inventarizimi i këtyre armëve, po kryet në dy bashki dhe shtatë komuna të këtij rrethi. Vetëm në rrethin e Librazhdit janë shpërndarë 630 armë gjuetie.
Problem shqetësues nga specialistët e shërbimit pyjor, si dhe nga vetë qytetarët është fakti se në këtë rreth zhvillojnë gjuetinë edhe persona të ardhur nga rrethe të tjera. Kështu ky kaos është pasqyruar edhe në dëmtimet e kafshëve të rralla në faunën e këtij rrethi. Në përfundim të këtij kontrolli, u bllokuan çiftet rreth 32 personave dhe u dhanë 43 leje të reja për armë gjahu./tvklan.al