Vriten dy të rinj në lagjen “Ali Demi” – (28 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në këtë vend pranë fushës së sportit në lagjen “Ali Demi”, pas një atentati me armë, persona të paidentifikuar, qëlluan mbi shtetasit Bruno Murati 16 vjeç dhe Olsi Balashi 19 vjeç, që të dy banues në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në orën 18, kur dy viktimat ishin duke kaluar në një nga rrugët e kësaj lagje.
Atentatorët të ndihmuar edhe nga errësira, kanë qëlluar mbi trupat e dy të rinjve dhe më pas janë zhdukur. Trupat e viktimave janë përcjellë së pari në urgjencën e spitalit civil numër 2, ku pas 30 minutash shtetasi Bruno Murati, ndërron jetë. Ndërsa shtetasi tjetër Olsi Balashi, pas plagëve të rënda rezultonte në gjendje kome. Me pas trupi i të plagosurit u dërgua për në spitalin ushtarak, ku gjendja e tij vazhdon të jetë kritike.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, zbulimin dhe kapjen e autorëve. Materialet iu kaluan prokurorisë./tvklan.al