Radhë të gjata në Durrës për të marrë një Alba Karta – (29 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Dalja në treg e kartave të reja telefonike në Durrës, përveç kërkesave të shumta ka rritur edhe çmimin e tyre. Çmimi i vendosur nga Alba Karta është 7 mijë lekë të reja. Në Durrës, tregtarët ilegal e blejnë me 7500 lekë dhe pas disa ditësh, kur ajo mungon në sportele, e shesin deri tre mijë lekë të reja më shtrenjtë. Këta njerëz kanë mbi katër orë që presin në radhë, ndërkohë që shitja e tyre zgjat vetëm dy orë, pasi në pikat e shitjes janë shpërndarë jo më shumë se 50 karta të tilla./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti