Kombëtarja e femrave mund Qipron
Triumfon 4-0 në kualifikueset e Euro 2022
Kombëtarja e femrave fitoi me rezultatin 4-0 ndaj Qipros në takimin kualifikues të Euro 2022. Golat në sfidën e luajtur të premten në Shkodër u realizuan nga Jashari në pjesën e parë, Doçi, Gjini dhe Maksuti në të dytën.
Një sukses bindës i Shqipërisë që pati shumë mundësi të tjera shënimi. Në këtë takim nuk ishte në stol trajneri Armir Grima i cili është infektuar me Covid-19.
Ndeshja e fundit e vajzave kuqezi do të jetë më 1 Dhjetor në fushën e Portugalisë. Shqipëria pavarësisht çdo rezultati nuk mund të kalojë në finalet e këtij aktiviteti, pasi ka vetëm 6 pikë deri më tani, por kjo shërben për përmirësim në renditjen përfaqësueseve të femrave në FIFA.
Tv Klan