Pezullohet programi i njohur italian, shfaqi…
Televizioni publik italian ka pezulluar një program popullor dhe ka nisur një hetim pasi shfaqi një puntatë ku fliste për mënyrën sesi një femër mund të tërhiqte meshkujt kur dilte për të bërë pazare në supermarket.
Të ftuara ishin një balerinë dhe një mësuese e kërcimeve në tub, të cilat tregonin sesi të visheshe në mënyrë provokuese që të tërhiqje vëmendje. Disa këshilla përfshinin veshjen e takave, të ecurit provokuese, të zgjateshit ndërkohë që merrni diçka në raft apo të ngriheshit kur merrni një produkt nga rafti ngjitur me tokën.
“Unë do të ulesha me një gju dhe do t’i mbaja këmbët mbyllur që të mos ngjaj vulgare”, thoshte Emily Angelillo, mësuesja e kërcimeve në tub.
Kjo u pa si shumë fyese për feministët në Itali dhe u fokusuan tek fakti që një puntatë e tillë u transmetua në vigjilje të ditës ndërkombëtare të dhunës ndaj grave.
Madje dhe vetë politikanët e krahut të djathtë janë shprehur: “Është e paparanueshme që një emision publik kombëtar, e financuar nga taksapaguesit Italinë, transmeton një spektakël kaq degjenerues dhe me nivel të ulët”.
Prezantuesja e “Detto Fatto” ka kërkuar falje në emër të të gjithë grupit.
“Siç kam bërë gjithmonë në jetën time, do të sigurohem që kjo të mos ndodhë më”, tha ajo.
Më vonë edhe mësuesja e kërcimit në tub kërkoi falje në faqen e saj të Facebook-ut, dhe tha se i vjen keq për të gjitha femrat që janë ndjerë të fyera./tvklan.al