Gjirokastër, kapen 102 klandestinë kurd në Kakavijë – (29 Janar 2001)


Gjirokastër, kapen 102 klandestinë kurd në Kakavijë – (29 Janar 2001)

13:17 29/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Rreth 1 kilometër në veri të pikës të kalimit kufitar të Kakavijës, komisariati Gjirokastër ka ndaluar 102 emigrant klandestinë kurd. Ky është grupi më i madh i bllokuar nga policia shqiptare, këto tre vjet. Tre trafikantë, një nga Vlora dhe dy nga Saranda, ishin drejtuesit e këtij grupi. Mes të rriturve kishte dhe fëmijë, ku një 5 vjeçar kurd, braktiset nga i ati mëngjesin e djeshëm. Ndërsa në mbrëmje, njësitet kufitare shqiptare kanë bllokuar një grup tjetër me 60 klandestinë kurd. Me kapjen e tyre u ndaluan edhe tre trafikantët shoqërues./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme