KESH do të ndëshkojë debitorët me sekuestrimin e pasurisë – (29 Janar 2001)


KESH do të ndëshkojë debitorët me sekuestrimin e pasurisë – (29 Janar 2001)

15:50 29/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Duke nisur nga java që vjen, KESH do të ndëshkojë debitorët me sekuestrimin e pasurisë së tyre. Kjo është forma e pazbatuar ndonjëherë në Shqipëri. Afati i fundit për pagesë janë këto dy ditë që mbyllin Janarin. Çdo veprim pritet të kryet në bashkëpunim me Përmbarimin dhe Ministrinë e Rendit.

Dritan Prifti, Drejtor i KESH:- “Sekuestrimet varen nga masa e borxhit, do të shkojnë nga sekuestrimet e mjeteve familjare, deri tek shtëpia. Ne do të jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund procesit. Gjatë kësaj periudhe kemi qenë të kënaqur me nivelin e pagesës së borxhit të vjetër”.

Pra këtë herë kjo lloj gjobe nuk do të nisë nga firmat, por nga qytetarët, pasi sipas llogaritjeve, mbartin borxhin më të madh.  

Dritan Prifti, Drejtor i KESH:- “Do të përqendrohemi kryesisht tek ato familjarë, sepse borxhi më i madh ndaj KESH-it është nga konsumatorët familjarë. Për konsumatorët e tjerë jo buxhetorë, ne kemi marrë masat me qeverinë, që arkëtimet në këtë fushë të shkojnë më mirë”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti  






Të ngjashme