Kulla më e lartë në Dubai vishet kuq e zi


Kulla më e lartë në Dubai vishet kuq e zi

20:01 28/11/2020

Ngjyrat e flamurit shqiptar edhe në urat e Stambollit

Një urim i veçantë ka ardhur për Shqipërinë me rastin e 108 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Kulla më e lartë në botë, Burj Khalifa që gjendet në Dubai, u vesh pasditen e së shtunës me ngjyrat e flamurit kuqezi. Ky spektakël ngjyrash zgjati për rreth 2 minuta, ndërsa në sfond dëgjohej edhe himni kombëtar i Shqipërisë.

Një moment ky që u shpërnda më pas edhe në faqen zyrtare të kullës Burj Khalifa në rrjetet sociale.

Një surprizë e ngjashme me rastin e festës së flamurit erdhi edhe nga Turqia, ku dy urat kryesore që lidhin dy brigjet e Bosforit në Stamboll u ndriçuan po ashtu kuq e zi.

Ato do të qëndrojnë veshura me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar deri në mëngjesin e së dielës, si urim për festën tjetër kombëtare të Shqipërisë, atë të çlirimit.

Tv Klan






Të ngjashme