Maqedonia e Veriut shënon rekord viktimash
41 humbje jete dhe 1022 raste të reja në 24 orë
Maqedonia e Veriut të shtunën ka shënuar rekord të ri sa i përket numrit të viktimave me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 41 qytetarë kanë humbur jetën duke e çuar në 1,699 numrin total të viktimave në Maqedoni.
Ndërkohë që janë konfirmuar 1,022 të infektuar nga testimi i 3,127 mostrave, nga të cilat 463 raste i përkasin vetëm Shkupit.
Tv Klan