Dhunonte gruan dhe e kërcënoi se do e vriste, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë
Një 43- vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Vlorë, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten dhe e ka kërcënuar atë se do e vriste me thikë.
Policia e qytetit në një njoftim për mediat bën me dije se pas denoncimit është arrestuar Y.D., pasi kishte ushtruar dhunë në mënyrë të përsëritur ndaj gruas së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin Y. D., 43 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi në datë 28.11.2020, ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij”, sqaron Policia./tvklan.al