Pëllumb Qazimi përjashton mundësinë e uraniumit të varfëruar në veri – (30 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
350 ushtarët shqiptarë të angazhuar në kompanitë paqeruajtëse në Bosnje, e kanë përballuar rrezikun e infeksionit me uraniumin e varfëruar. Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Pëllumb Qazimi, ka deklaruar në komisionin e mbrojtjes se ushtarët tanë të kthyer nga Bosnja në kontrollet mjekësore nuk kanë shfaqur shenja të këtij infeksioni.
Qazimi përjashtoi mundësinë e përhapjes së epidemisë së uraniumit të varfëruar në veri të Shqipërisë, sepse NATO nuk ka përdorur në kufi këto lloj bombash.
Pëllumb Qazimi:- “Dua të pohojë që nuk kemi asnjë tregues në forcat tona të armatosura, nga kontingjentet që kemi pasur në Bosnje, që janë infektuar ose kanë probleme të uraniumit të varfëruar”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame