Biden pëson krisje në këmbën e djathtë

Biden duke dalë nga klinika

Biden pëson krisje në këmbën e djathtë

10:28 30/11/2020

Po luante me qenin. Mjeket: Dëmtim i lehtë

Joe Biden duket se nuk po e nis me “me këmbë të mbarë” rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë. 78-vjeçari pësoi krisje në kockat e këmbës së djathtë teksa luante me njërin nga dy qentë e tij në oborrin e shtëpisë në Grinvill të Delawer-it.

Megjithatë, pas vizitës në spital, mjekët thanë se krisja ishte e lehtë dhe presidentit të zgjedhur do t’i duhet të mbajë çizme mbështetëse në këmbën e djathtë për disa javë për ta mbajtur atë të pa lëvizur deri në ngjitjen e plotë të kockave.

Presidenti në detyrë Donald Trump nuk e kurseu mesazhin e tij në Twitter ku i uroi rivalit “shërim të shpejtë”.

Rruga drejt Shtëpisë së Bardhë e Joe Biden po konsolidohet. Shteti i radhës që përfundoi rinumërimin ishte Wisconsin, ku përveçse nuk pati përmbysje rezultati siç pretendoi Trump, diferenca u zgjerua me 87 vota në favor të Biden.

Tv Klan






Të ngjashme