Kryebashkiaku Rama do të mbrohet nga oficerët e Gardës së Repubkikës (1 Shkurt 2001)
Kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama do të ruhet nga Garda e Republikës. Qeveria ka miratuar një projektligj shtesë në ligjin për Gardën në të cilin shtohet dhe shoqërimi nga oficerët e saj edhe për kreun e bashkisë së kryeqytetit. Sipas këshillit të ministrave kjo bëhet duke patur parasysh veprimtarinë e gjërë që kryen Bashkia e Tiranës, shumëllojshmërinë e problemit kombëtar dhe ndëkombëtar që përballon ajo.
Në projektligj që tashmë ka kaluar për t’u miratuar dhe në Parlament, thuhet: “Duke patur parasysh ngarkesën e madhe dhe rëndësinë që merr në këtë rast kryetari i bashkisë si personalitet i lartë shtetëror, për t’i krijuar kushte të mira e të qeta në detyrat e ngarkuara, është e nevojshme të sigurohet dhe një mbrojte sa më e mirë fizike.” Kështu Rama do të shoqërohet nga truprojat e Gardës së Republikës.
Gazetare: Ornela Bego