400 shtëpi në Shijak përfundojnë para 31 Dhjetorit
Rama e Ahmetaj dorëzojnë çelësat e shtëpive
400 banesa individuale në Bashkinë e Shijakut të rindërtuara pas tërmeteve të vitit të shkuar do të dorëzohen përpara 31 dhjetorit.
58 prej tyre janë në njësinë e Gjepalaj, pronarët e të cilave në mënyrë simbolike e kanë marrë këtë të hënë çelësin e shtëpisë nga Kryeministri.
Dhe pasi mori çelësin në dorë Osman Rusi i tregoi Ramës që në shtëpinë e tij rregullat i vendos vetëm ai dhe mysafirët pavarësisht kush janë duhet t’i binden.
Osmani: Mirë është me i heq.
Edi Rama: Mirë është me i heq ëëë? Epo s’po ta prish po i heq. Hiqi dhe ti Arben.
Edi Rama: Ky më ka marrë çorapet e mia, i kam pasur unë dikur, i vesh ky tani.
Paralelisht në Shijak po punohet dhe për rindërtimin e pallateve të cilat mund të riparohen edhe pse disa kanë patur problem me strukturën e tyre.
Në planet që trasmetohen live në faqen e kryeministrit shfaqen dhe mbështetës të kundërshtarëve politik që nuk ia kursejnë lavdet.
Qytetari: Jam demokrat!
Rama: Por për çfarë je demokrat…
Qytetari: Se kam bërë burg nga partia punës…
Rama: Po ç’lidhje ka me sekretarin e Partisë së Punës e kishe në krye të PD.
Tv Klan