Pas aventurës në pishinë, Saimiri bëhet “djalë për shtëpi” në takimin me Merin

Meri Murrizi

Pas aventurës në pishinë, Saimiri bëhet “djalë për shtëpi” në takimin me Merin

21:31 30/11/2020

Ka nisur tashmë nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, teksa Saimiri ka zhvilluar disa takime gjatë javës me vajzat.

Ashtu siç bëri me dije në natën e dytë, 33-vjeçari i ka takuar të gjitha konkurrentet në një qendër SPA, ku kanë zhvilluar lojëra uji.

Përveç takimeve të shkrurta, Saimiri zgjodhi për një takim të gjatë Merin, të cilën po e takon tashmë për herë të dytë.

Ai ka zgjedhur të bëhet një “djalë për shtëpi”, teksa ka gatuar një pjatë speciale për bukuroshen nga Elbasani.

Mes bisedave të ndryshme, Saimiri e ka pyetur Merin për faktin që ajo nuk pozon me rroba banjo duke qenë se është modele.

Ndërkohë, ajo është shprehur se nuk ndihet rehat të pozojë me të brendshme dhe ndaj s’ka firmosur asnjëherë kontratë me veshje të tilla.

Meri: Mbarove shefi?

Saimiri: Urdhëro, të bëftë mirë! Kështu duken mirë, por të shohim a do jenë të shijshme. Preferon verë?

Meri: Nuk është në preferencat e mia por sot do ta pi. Duken shumë mirë, sinqerisht! Të lumshin duart!

Saimiri: S’paskan dal keq. Çfarë të tërhoqi ty Meri që të vije të më njihje më nga afër?

Meri: Të kam parë në video dhe më dukeshe si ai djali që unë ëndërroj. Ke pasur ato kriteret që kam unë për një mashkull. Por do ta shohim me kohën nëse vërtetë i ke apo jo.

Saimiri: Nga pamja e jashtme do shkonim mirë bashkë. Ka shumë agjenci që të kërkojnë foto me rroba banjo?

Meri: Më dukesh pak tipik ai mashkulli shqiptar

Saimiri: Pse jo sepse të jesh një modele, nuk do të thotë të vishesh vetëm me xhup

Meri: Jam modele por pozoj vetëm për veshje, gjithmonë kur kam shkruar kontratën e kam bërë që mos të merrem me photo-shooting që kanë të bëjnë me të brendshme.

Saimiri: Ka një arsye personale apo?

Meri: Ka të bëjë me mua se nuk ndihem rehat

Saimiri: Të paskam futur në siklet me atë në pishinë. T’kam parë në instagram po s’ke shumë foto ti. Më është dukur çudi në fakt

Meri: Nuk jam shumë aktive në Instagram. Si të dukem më mirë, live apo në foto?

Saimiri: Je shumë fotozhenike. Ti je si në foto si live, je e njëjta, shumë e bukur edhe live.

Meri: A i ke prezantuar të dashurat e tua tek prindërit, për shembull tek mami?

Saimiri: Duhet të më mbushet mendja që po shkon çdo gjë shumë mirë dhe atëherë unë mendoj të ardhmen me të, sigurisht që e prezantoj me familjen. Ty ka arritur të të pëlqejë një djalë aq shumë saqë t’i prezantosh familjen?

Meri: Është ende herët, duke pasur parasysh edhe moshën time. S’më ka bërë ende zemra ‘tak’ për dikë.

Saimiri: Më bëhet qejfi, shpresoj që t’ia arrij unë ta bëj ‘tak tak’!

Në përfundim të takimit, Saimiri e ka shoqëruar Merin për në shtëpi./tvklan.al






Të ngjashme