Delegacioni i BE në Shqipëri në kuadër të realizimit të MSA – (30 Janar 2001)


Delegacioni i BE në Shqipëri në kuadër të realizimit të MSA – (30 Janar 2001)

12:33 30/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Bashkimi Europian ka vendosur të dërgojë në Shqipëri më 4 Shkurt një delegacion të nivelit të lartë për të verifikuar shkallën e demokracisë, vendosjen e rendit, luftën ndaj korrupsionit si dhe plotësimin e detyrimeve te tjera në kuadër të realizimit të Marrëveshjes të Stabilizim Asocimit. Në raportin përpara komisionit parlamentar të politikës së jashtme zv/ministri Xhufi theksoi, se pala shqiptare do të vendosë në Bruksel një përfaqësi të përhershme prej tre diplomatësh.

Qeveria shqiptare shpreson një përgjigje pozitive nga BE më 9 Qershor kur në Bruksel do të paraqitet raporti për shkallën e plotësimit të kushteve për Marrëveshjen e Asocimit me Shqipërinë. Megjithatë kryekomisioneri Godo është pesimist.

Sabri Godo:- “Muaji Qershor është thënë për arsye se deri atëherë ka presidencën pala suedeze. Unë nuk besoj që të arrihet ky nënshkrim marrëveshje atëherë, sepse ndoshta BE mund të niset edhe nga kjo, që jemi në prag të zgjedhjeve dhe do të duket sikur favorizon njërën forcë ose tjetrën. Zgjedhjet janë një provë me shumë rëndësi, që tregojnë se deri në ç’shkallë është arritur stabiliteti”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme