PD: Qeveria hesht për tenderin korruptiv

Oriola Pampuri, ish-deputete e PD

PD: Qeveria hesht për tenderin korruptiv

16:20 01/12/2020

“Pajisjet anti-COVID u blenë 3 herë më shtrenjtë”

Demokratët kanë vijuar akuzat ndaj qeverisë se ka blerë pajisje anti-COVID me vlerë 3 herë më të lartë përmes një tenderi korruptiv, duke e çuar në 3 milionë Euro vlerën e tij.

Selia blu i kërkon qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë të mos heshtë, por të sqarojë qytetarët për këtë aferë sipas saj të klaneve brenda qeverisë.

Sipas  Partisë Demokratike 1 maskë mbrojtëse kushton 3 herë më shtrenjtë, pasi qeveria skualifikoi ofertat e tjera që ofronin të njëjtin shërbim me 1 milion Euro.

Opozita thotë se paratë e shpenzuara mund të ishin blerë pajisje mbrojtëse të paktën edhe për 3 spitale të tjerë rajonalë.

Tv Klan






Të ngjashme