“Mezi po prisja të largohesha”, Stelina flet pas eliminimit
Stelina ishte një nga vajzat e eliminuara të natës së tretë të spektaklit “Love Story” në TV Klan, teksa kjo puntatë u shoqërua me shumë debate dhe surpriza.
Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story”, Stelina ka folur për faktin që nuk mori trëndafil, ndërkohë që është shprehur se mezi priste të largohej.
“Asnjë mendim, as pozitiv as negativ. E prisja deri diku, përderisa nuk u zgjodha më parë duket që nuk ka pasur një tip shkëndije. Kjo shkëndijë është e dyanshme jo e njëanshme dhe unë mezi po prisja të largohesha”, ka thënë Stelina.
Ndërkohë, e pyetur nëse ndihet keq për faktin që nuk mundi të bënte asnjë takim me Saimirin, ajo ka theksuar se nuk e vret mendjen fare pasi të gjitha vajzat do të largohen avash avash.
“Ajo o ndodh që herën e parë ose nuk ndodh fare. As unë nuk e vras mendjen fare sepse të gjitha do ikin avash avash dhe më mirë që të ikësh nga fillimi pa u trashur gjërat më vonë” ka thënë ajo.
E pyetur nëse ka marrë mesazhe nga djem të tjerë pas shfaqjes së saj në “Love Story”, Stelina është shprehur se ka marrë por do që ta njohi dikë ballë për ballë, jo me mesazhe.
“Plot por nuk i kam parë nga ato të shkruarat, por nëse do dikush, të më dali përpara, jo të më shkruaj”, ka thënë bukuroshja nga Kuçova.
Sa i përket vajzës që do të bënte tifo pas largimit nga ky spektakël, ajo ka përmendur Merin.
“Unë do zgjidhja Merin. Është shumë e ëmbël. Ka natyrën time. Për asnjë tjetër këtu, vetëm për Merin”, ka thënë Stelina.\tvklan.al