U eliminuan në natën e tretë, çfarë deklaruan Jonida dhe Stelina para nisjes së spektaklit
Jonida dhe Stelina ishin dy të eliminuarat e natës së tretë të spektaklit “Love Story” në TV Klan, i cili u shoqërua me emocione dhe surpriza të shumta.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story” para nisjes së spektaklit, vajzat kanë dhënë mendimet e tyre nëse ekziston mundësia që ato të eliminohen.
E pyetur nëse mendon se do ta marrë trëndafilin, Jonida ka thënë “pjo”, duke lënë të kuptohet se e kishte ndjerë disi faktin që mund të largohej.
“Jam mes Pjo-s. Kështu kam një ndjesi por mbetet për tu parë. Por nuk do qaj, pa merak. Un nuk u jap vëmendje meshkujve, janë meshkujt që duhet të më japin vëmendje mua. Kur kemi kërcyer ka qenë ajo shkëndija me sy dhe unë do t’i qëndroj në deri në fund asaj”, ka thën ajo pak minuta para nisjes së spektaklit.
Ndërkohë, Stelina është shprehur gjithashtu se mund të eliminohet.
“Nuk e kam takuar edhe nuk është se kam ndonjë ndjenjë. Po mund të iki dhe unë kështu. Ai mund të takojë disa që i pëlqen dhe të tjerat i eliminon”, ka thënë ajo.
E pyetur se kush janë vajzat që ajo mendon se do të eliminohen, Stelina ka përmendur Kejsin dhe Kejdën.\tvklan.al