“Pashë anën e ndjeshme të tij”, Xhesi flet për takimin romantik me Saimirin
Nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, u shoqërua me emocione dhe surpriza të shumta, duke thyer rekord shikueshmërie.
Xhesi ishte një nga vajzat e zgjedhura për një takim të gjatë privat me Saimirin.
Në një intervistë për “Daily Love Story”, ajo ka folur për ndjesitë e këtij takimi dhe atë çfarë arriti të kuptojë nga karakteri i Saimirit.
“Jam shumë e lumtur. Sonte do shihni një anë të Saimirit që nuk e ka shfaqur më përpara. Sipas ndjesive që më ka lënë si takim, atë pjesën e rezervimit që e kisha ndjerë më parë tek Saimiri nuk e pata më dhe jam shumë e lumtur për këtë.
Duke qenë se ne jemi të dy natyra shumë serioze dhe të rezervuara, ishte një takim relativisht i qetë por shumë romantik. I bëra një surprizë, një dhuratë të vogël. Unë pashë një anë të Saimirit shumë të ndjeshme, atë më xhentile të tij”, ka thënë Xhesi para nisjes së spektaklit.
Ndërkohë, e pyetur nëse mendon se takimi me Merin ishte më romantik, bukuroshja nga Shkodra ka theksuar se mund të ketë qenë i njëjtë pasi ajo dhe Meri kanë thuajse të njëjtën natyrë.
“Nuk e di se nuk kam qenë aty. Unë dhe Meri jemi pak natyra të ngjashme dhe mendoj se ka qenë pak a shumë i njëjti lloj takimi. Në SPA u kënaqëm shumë me vajzat dhe Saimirin, me lojra”, është shprehur Xhesi.\tvklan.al