Enxhi u trembet memeve: Nuk vij më për intervistë
Nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan është shoqëruar me emocione, surpriza dhe debate të forta mes vajzave, për shkak të takimeve mes tyre dhe Saimirit.
Enxhi ka qenë një ndër të zgjedhurat e Saimirt për një takim të shkurtër privat, në një dhomë masazhi, takim i cili u vu në shenjestër të “sulmeve” nga konkurrentet e tjera.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story” para nisjes së spektaklit, Enxhi ka folur pak për këtë takim me Saimirin, teksa ka thënë me shaka se nuk jep më intervista për shkak të memeve.
“Nuk vij më për intervistë se përfundimisht bëhemi meme, unë dhe ti bashkë. Do s’do unë bëra not, që ta dini të gjithë.
Unë kisha një takim 5-minutësh në masazh. Nuk e di çfarë do jepet çfarë s’do jepet. Në ndryshim nga vajzat e tjera mund të them që e kam një ide tashmë për Saimirin” , ka thënë ajo.
Ndërkohë, e pyetur nëse e kanë ngacmuar vajzat e tjera që e zgjodhi Saimiri, Enxhi është shprehur se pas spektaklit mendon se do thonë diçka, ashtu siç edhe ndodhi.
“Vajzat këtu mendoj që kanë menduar por s’më kanë shprehur asgjë deri tani, po pas natës së sotme besoj se thonë. Me Saimirin pata mundësi të bëj një bisedë të gjatë dhe do ishte okay që të zgjidhte edhe një vajzë tjetër”, ka thënë ajo.\tvklan.al