Zjarri i merr jetën një personi në Tiranë
Një burrë ka gjetur vdekjen pasditen e kësaj të marte në Tiranë, si pasojë e një zjarri të rënë në një fabrikë. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi orës 16:40, në “Misto Mame”.
Nga flakët u përfshi vendroja e një fabrike në pronësi të A.M. Për pasojë mbeti i vdekur një 64-vjeçar me iniciale M.M., i cili sipas policisë dyshohet se strehohej aty.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj./tvklan.al