Rruga “5 Maji” më problematikja në Tiranë – (31 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kjo është rruga “5 Maji”. Prej dy vitesh ajo renditet si më problematikja, jo vetëm për banorët, por edhe tregtarët. Lluca dhe ujërat nuk thahen as në ditët me diell. Ndaj drejtoria e punëve publike në bashkëpunim me specialist të drejtorisë së rrugëve, ka nisur punën për sistemimin e ujërave për këtë segment. Sipas drejtorit Peza, gropat dhe ujërat e rrjedhshëm janë krijuar nga bllokimi i pusetave dhe kanalizimeve.
Dashamir Peza:- “Është një fatkeqësi shumë e madhe, që atje është bërë një investim për rehabilitimin e sistemit të kullimit të ujërave rreth pesë vjet më parë dhe ajo që është investuar para pesë vjetëve aktualisht është jashtë funksionit në një pjesë të madhe të saj. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje të përgjithshme të kësaj zone. Unë kam biseduar dhe me tregtarët e zonës dhe kam gjetur një lloj mirëkuptimi për të gjetur një formë se si ne mund të bashkëpunojmë, për të sjellë një rezultat të mirë për të dyja palët”./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti