SPAK mbyll hetimet për ish-zyrtarët e burgut 313
Morën 5 mln Lekë për të favorizuar një biznesmen në shitjen e kafes
Prokuroria e posaçme ka mbyllur hetimet për ish-drejtorin e burgut 313 Eduard Strugajn dhe ish-shefin e logjistikës Florin Ahmetajn për akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në pjesëmarrjen në tendera.
Ata akuzohen se përmes shtetasit Ervin Kurtulla i kanë marrë 457 mijë lekë ryshfet sipërmarrësit të kafeve me makineta, Ilirjan Paço në këmbim të një kontrate qiraje për të ushtruar aktivitetin në mjediset e paraburgimit.
Dy ish-zyrtarët dhe personi i përfshirë në korrupsion do të gjykohen për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në pjesëmarrjen në tenderë apo ankande publike”.
Tv Klan