Detaje për vrasjen, Beniamin Bezhanaj u qëllua 22 herë
Policia shoqëron 7 persona, hetohen konfliktet për drogën
22 herë u qëllua drejt makinës se Benjamin Bezhanjat pranë Dukatit në Vlorë, mes të cilëve 8 plumba e kapën në trup, duke i shkaktuar vdekjen.
27-vjeçari po kthehej në banesë dhe dyshohet se një tjetër automjet i ka prerë rrugën. Dy persona kanë qëlluar drejt makinës “Benz” me dy lloj armësh, kallashnikov dhe pistoletë.
Sipas policisë autorët janë siguruar që kanë kryer vrasjen pasi kanë qëlluar edhe nga distancë e afërt dhe pastaj janë larguar.
Në zonë nuk ka patur lëvizje automjetesh, dhe dyshohet se Benjamin Bezhanaj është vrarë të paktën 1 orë më herët seç është njoftuar policia. Kjo ka ndihmuar autorët të largohen duke i shpëtuar kontrolleve të policisë.
Pistat e vrasjes janë konfliktet për drogën jashtë Shqipërisë. Benjamin Bezhanaj ka qenë në burg në Belgjikë, por ende nuk dihet se për çfarë, ndërsa i arrestuar për drogë edhe në Itali.
Të afërm dhe familjarët u shprehën se i riu nuk kishte konflikte në zonë më askënd dhe familja merrej me blegtori.
Ndërkohë Policia e Vlorës ndaloi 7 persona për ngjarjen, të cilët mohuan se kishin dijeni. Autorët dyshohet se janë fshehur në Vlorë, pasi ekzekutuan Benjamin Bezhanajn, i cili sapo kishte çuar të fejuarën në shtëpinë e saj, ku iu bë pritë.
Tv Klan