Lëkundje tërmeti në Vlorë, Shkup dhe Athinë
Nuk ka dëme materiale
Lëkundje tërmeti në Vlorë, Maqedoni dhe Shkup. Sipas institutit të Gjeoshkencës, ujit dhe mjedisit në Vlorë tërmeti ishte me magnitudë 3.4 i shkallës rihter .
Po ashtu edhe në Shkup janë ndjerë lëkundje tërmeti.
Sipas të dhënave nga departamenti i sizmologjisë tërmeti me magnitudë 3.4 të shkallës rihter ishte me epiqendër në Haraçinë, 8 kilometra larg Shkupit dhe me një thellësi 2 km.
Ndërsa në Greqi tërmeti u regjistrua rreth orës 12:54 afro 11 kilometra në lindje të Thivas, në një thellësi prej 5 kilometra. Lëkundjet u ndjenë edhe në Athinë. Nga lëkundjet nuk ka dëme materiale.
Tv Klan