Binjaket në sulm kundër Arjanës: Nuk ikim pa e njohur mirë të dyja Saimirin
Nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me debate, tensione dhe surpriza të shumta, teksa Saimirin zgjodhi për takim në SPA disa vajza dhe la disa të tjera.
Një ndër vajazat e zgjedhura për takim ishte edhe Silvana, njëra nga motrat binjake në garë për të marrë zemrën e 33-vjeçarit.
E pyetur në programin “Daily Love Story” lidhur me takimin e Saimirit me Silvanën, Albana ka thënë se ndihet e lumtur që zgjodhi njërën prej tyre dhe se nuk është në luftë me të motrën.
“Isha shumë e kënaqur që zgjodhi njërën nga ne. Në takimin e parë nuk ka shumë afrimitet. Silvana më tha që takimi ka zgjatur shumë edhe në prapaskenë. Nuk jam në luftë me motrën. Nuk dua të jap këtë mesazh”, ka theksuar ajo.
Ndërkohë, Albana ka folur edhe për reagimin e Arjanës, për të cilën thotë se nuk duhet të ketë aq shumë vetëbesim pasi mund të përballet me zhgënjimin.
“Pashë reagime të forta të vajzave. Njëra që më ra më në sy ishte Arjana. Reagoi shumë keq ndoshta nga vetëbesimi, ndonjëherë nuk duhet të kesh aq shumë vetëbesim sepse zhgënjehesh. Ekzistojmë të gjitha jo vetëm ajo. Ndoshta atë javën e parë patën atë kiminë por me kalimin e kohës ai po njeh dhe vajzat e tjera dhe nuk është e vetmja, kështu që qetësohu”, është shprehur ajo.
Ndërsa Silvana, ka theksuar se nuk do ikin pa e njohur mirë të dyja Saimirin.
“Nuk ikim nga këtu ne pa e njohur të dyja mirë. Ka shumë vajza këtu që ai nuk ka kimi fare dhe nuk jam unë e duhura për të ikur. Unë erdha nga Italia. Shpresoj të rri me gjatë sepse kam dëshirën ta njoh më shumë”, u shpreh ajo.\tvklan.al