Daily Love Story-Nisin ofendimet mes vajzave! Një ish e larguar komenton situatën!


Daily Love Story-Nisin ofendimet mes vajzave! Një ish e larguar komenton situatën!

18:07 02/12/2020

(Video e plotë e Daily Love Story)

Nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me debate, tensione dhe surpriza të shumta, teksa Saimirin zgjodhi për takim në SPA disa vajza dhe la disa të tjera.

Një ndër vajazat e zgjedhura për takim ishte edhe Silvana, njëra nga motrat binjake në garë për të marrë zemrën e 33-vjeçarit.

E pyetur në programin “Daily Love Story” lidhur me takimin e Saimirit me Silvanën, Albana ka thënë se ndihet e lumtur që zgjodhi njërën prej tyre dhe se nuk është në luftë me të motrën.

Një nga vajazat e zgjedhura për takim këtë herë ishte edhe Kejda, e cila u shpreh se është ndjerë pak në siklet për shkak të ambientit.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin, ajo ka thënë se pavarësisht të gjithave takimi shkoi mirë dhe Saimiri e ka bërë të ndihet komforte.

Një ndër konkurrentet që është mërzitur më shumë për këtë fakt ka qenë Arjana, e cila në një intervistë për programin “Daily Love Story”, është shprehur se u nevrikos shumë për zgjedhjet e 33-vjeçarit.

Mendimit të saj i është bashkangjitur edhe Suela, e cila nuk la pa thumbuar motrat binjake, Silvanën dhe Albanën.

Viven ka rrëfyer se kanë nisur përçarjet mes vajzave.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin, 27-vjeçarja është shprehur se disa nga konkurrentet nuk i flasin fare njëra-tjetrës, ku mes tyre është edhe ajo vetë.

Të ndodhura në këtë situatë konkurrentet kanë treguar për programin “Daily Love Story” se tashmë kanë nisur xhelozitë dhe përçarjet mes njëra-tjetrës.

Enxhëll është pyetur nëse i ka vënë re këto xhelozi, teksa është shprehur se nuk i vë re pasi nuk do që të mbushet me negativitet.

Klea, konkurrentja që u eliminua në natën e dytë ka zgjedhur të japë opinionin e saj në programin “Daily Love Story”, lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur mes vajzave.

Ajo që bie në sy është fakti që të gjitha vajzat e kishin “nuhatur” largimin e Stelinës, teksa e kanë shprehur këtë gjë në programin “Daily Love Story”, para nisjes së spektaklit.






Të ngjashme