Gjirokastër, ambulanca shëndetësore në gjendje të mjerueshme – (31 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Dy lagje të qytetit të Gjirokastrës Dunavac dhe Partizani, vizitohen në këtë godinë që gabimisht quhet klinikë apo ambulancë. Megjithatë të sëmurët vijnë e vizitohen edhe këtu. Kjo ambulancë është pa telefon, pa mobilie, pa dritare, me tavan të çarë, ku shiu dhe era hyjnë ku të mundin.
Kjo ambulancë 30 vjeçare ka të paktën 5 vjet që është në gjendje të tillë. Alarmi i kësaj situate ka mbërritur ndërkohë edhe në Drejtorinë e Shëndetit Publik, por nuk është dhënë asnjë përgjigje.
“S’ka nevojë për të folur shumë për kushtet e ambientit se si janë, ku na mungojnë pothuaj se të gjitha. Edhe kryetari i bashkisë që është sot, ka qenë më përpara drejtor i shëndetit publik dhe ai e njeh gjendjen mjaft mirë, kështu që është i vemi që mund të vërë dorë për të na ndihmuar”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego