Rrëzohet dekreti i Metës për policinë
Miratohet marrëveshja me Emiratet Arabe dhe Berzh
Parlamenti rrëzoi me 83 vota kundër dhe 9 pro dekretin e Presidenti Meta që ktheu për rishqyrtim ligjin për Policinë e Shtetit.
Me shumicë votash kaluan edhe marrëveshja me BERZH për zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës si dhe ajo me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim që parashikon 15 milionë euro hua për përballjen me COVID-19.
Një tjetër marrëveshje e miratuar ishte edhe ajo e firmosur një javë më parë në Abu Dabi mes qeverisë shqiptare dhe Emirateve Arabe, që parashikon ngritjen e 2 mijë apartamenteve në Durrës, projekte në infrastrukturë e turizëm, si dhe një investim për transformimin e portit të mallrave.
Maxhoranca miratoi edhe përbërjen e Komisionit të posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Martyt.
Tv Klan