Trajtimi i farave nga specialistët e bujqësisë – (2 Shkurt 2001)


Trajtimi i farave nga specialistët e bujqësisë – (2 Shkurt 2001)

15:27 02/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në këtë serë të vogël në qendër të Tiranës, Fatmir Killo, specialist bujqësie, merret me kultivimin e farave të perimeve. Ai ka dhjetë vjet që mbjell fara perimesh. E rëndësishme për të pasur një fidan të shëndetshëm është zgjedhja e humusit organik, në të cilën do të zhvillohet bima e ardhshme nëpër këto kubikë. Ndërsa mbajtjen e një temperature konstante prej 22 gradë celcius, ky specialist e arrin me anë të kësaj sobe, por kohët e fundit ai po përdorë një teknologji moderne në mbjelljen dhe kultivimin e fidanëve.

“Ndoshta më tepër sesa kuriozitet është një realitet që ne po përdorim produktet e mishit, lëngun e mishit të viçit, produkte të tjera të kafshëve si ushqime në kuadrin e bujqësisë organike dhe rezultatet janë me kosto më të ulët dhe me çmim dy herë më të lartë”.

Me anë të kësaj teknologjie dhe zgjedhjes së këtyre farave cilësore, fermerët mund të marrin 10 deri 20 kilogram për rrënjë gjatë dy cikleve të prodhimit brenda vitit./tvklan.al






Të ngjashme