KESH lë pa drita familjet debitore në Qytetin e Nxënësve – (2 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kjo është lagja pranë Qytetit të Nxënësve, e cila këtë popullim e ka fituar pas viteve 90. Tre ditë më parë KESH-i pas paralajmërimeve për të gjithë debitorët, ka ndërhyrë për prerjen e energjisë. 300 familjarët që banojnë në këtë zonë fajin ia hedhin KESH-it, pasi ai nuk ka shkuar shtëpi më shtëpi e t’u tregojë faturën.
“Unë kam dhjetë vjet që banoj këtu dhe asnjë detyrim nuk kam paguar deri më sot. Ne nuk kemi kontratë. Elektriku nuk ka ardhur ndonjëherë që të na thotë ne, zotëri urdhëro kontratën, urdhëro librezën dhe në bazë të rregullave unë do të shkojë tek arka e kursimit për të derdhur detyrimet që më takojnë”.
Specialistët e KESH-it me të drejtë duke numëruar qindra borxhlinj, me dhjetë vite mospagim bënë shembull. Pavarësisht nga kjo, asnjë nga tre konviktet e zëna me familjarë nuk ka sahat./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti