Unioni Studentor përkujton 2 vjetorin e vrasjes së studentes Kozeta Hyseni – (19 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Sot 2 vjetori i vrasjes së studentes Kozeta Hyseni, ka shërbyer si apel organeve të drejtësisë, për gjetjen e vrasësve të saj. Këto janë thënë sot në ditën përkujtimore nga shokë e shoqe të saj dhe Unioni i Pavarur Studentor. Askush nuk ka hedhur dritë mbi vrasjen e studentes së Gjuhë-Letërsisë, natën e 19 Shkurtit 1999, pretendon kryetari i Unionit Studentor.
“Ne kërkojmë që instancat më të larta, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Arsimit të cilës i përkasin studentët, kryeministri dhe instanca të tjera, të ushtrojnë presionin e duhur, për gjetjen e vrasësve”./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti