Qeveria serbe e Gjingjiç po punon për të çuar Millosheviçin në gjyq – (3 Shkurt 2001)


Qeveria serbe e Gjingjiç po punon për të çuar Millosheviçin në gjyq – (3 Shkurt 2001)

16:30 03/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Qeveria në Serbi, ka lënë të kuptohet se do të veprojë brenda dy javëve të ardhshme për të hedhur ish-presidentin Sllobodan Millosheviç në gjyq. Kryeministri i sapo zgjedhur serb Zoran Gjingjiç, që ndodhet për një vizitë në Washington, i tha sekretarit amerikan të shtetit Kolin Pauell, se Serbia do të caktojë punonjës gjyqësor brenda pak ditësh dhe do të ngrejë një akt-padi ndaj Millosheviçit brenda dy javësh. Gjingjiç nuk tha, nëse do të përfshiheshin edhe akuzat për krime lufte.

Autoritetet serbe kanë hedhur tashmë poshtë një kërkesë nga prokurorët e gjykatës ndërkombëtare për krimet e luftës në Hagë, për të ekstraduar Millosheviçin. Ndërkohë qeveria në Beograd po shton përpjekjet për të hequr një ndalim ndërkombëtar që ushtria jugosllave të futet në serbinë jugore, për të luftuar kundër guerilasve shqiptarë./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme