Fati i nënës së paraburgosur – (3 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Të gjitha institucionet e drejtësisë shqiptare, në dilemë për fatin e Afërdita Bushajt, që është bërë nënë dukë qenë në burg. Foshnja e saj disaditëshe është bërë viktima e mungesës së ligjit për raste të tilla. Edhe sot ajo vazhdon të ketë strehë maternitetin, duke u ruajtur nga një polic i burgjeve dhe një gardiane.
Materniteti është vendi më i papërshtatshëm për një të paraburgosur dhe meqë është i tillë, për momentin nuk varet nga Drejtoria e Burgjeve, por prokuroria është ajo që vendos mbi masën e burgimit. Kjo drejtori i ka dërguar një shkresë Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Drejtësisë për një trajtim të veçantë të këtij rasti./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti