Bota, Filipine shpërthen vullkani, tërmeti në Indi – (3 Shkurt 2001)


Bota, Filipine shpërthen vullkani, tërmeti në Indi – (3 Shkurt 2001)

19:14 03/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në mbrëmjen e djeshme në ishullin e Luzonit në Flipine është aktivizuar krateri i një vullkani, i cili kishte rënë në qetësi prej kohësh. Ky vullkan ndodhet në malin Majon dhe është njëri pre 22 vullkaneve, që janë aktiv në këtë zonë. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë zonë, sizmiologët kanë regjistruar 22 tërmete vullkanike. Fshatrat përreth vullkanit janë vënë në gjendje alarmi dhe me urdhër të sekretarit të mbrojtjes së shtetit Eduardo Erimita, ka nisur evakuimi i mbi 22 mijë personave rezident në këtë zonë.

Një katastrofë njerëzore po ndodh në Indi, pas tërmetit të tmerrshëm që i goditi. Me qindra janë njerëzit që shtrohen çdo ditë në spitalin e Kryqit të Kuq. Mbi 50 mijë vetë janë kuruar dhe kanë marrë ndihmë të shpejtë deri tani në këtë spital. Problemi më i madh qëndron tek uji i pijshëm, i cili deri në këto momente sigurohet vetëm nga një sistem pastrimi me një makineri të sjellë nga Kryqi i Kuq./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora  






Të ngjashme