Ceremonia përkujtimore e kolonel Arben Zylyftarit – (3 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Me rastin e 6 mujorit të rënies në krye të detyrës, dëshmorit të atdheut kolonel Arben Zylyftari dhe të shpalljes së tij nga Bashkia e Beratit, “Qytetar Nderi”. Është zhvilluar në paraditen e sotme në varrezat e dëshmorëve të qytetit, ceremonia përkujtimore në nderim të tij.
Në emër të Presidentit Rexhep Mejdani, ka vendosur një kurorë mbi varrin e dëshmorit, këshilltari pranë Presidencës për çështjet e mbrojtjes zoti Sabit Brokaj. Më pas të pranishmit në ceremoninë përkujtimore janë drejtuar në pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani”, ku është organizuar një program homazh për nder të jetës dhe veprës së dëshmorit.
Zoti Sabit Brokaj në emër të presidentit Mejdani, ka thënë se figura të tilla si ajo e kolonel Zylyftarit, mbeten figura të nderuara për jetë. Më pas kryetari i bashkisë Niko Mataj, i dorëzoi familjes së kolonel Arben Zylyftarit titullin “Qytetar Nderi i Beratit”, me motivacion “Rënë në krye të detyrës”. Më pas të pranishmit ndoqën një koncert homazh, ku përshëndetën dhe grupet polifonike të Vlorës dhe Tepelenës./tvklan.al